Adolf Hitleri: Shqiptarët janë trima dhe fisnikë!

lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për “racë të pastër ariane”, për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte “vend të vogël romantik të Ballkanit”. Në shërbim të tij, ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizione ka patur shtatëmijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi – perëndi ilire. Më poshtë janë disa citate për shqiptarët, nga historianë dhe personalitete të kombësive të ndryshme.

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

 

Αποτέλεσμα εικόνας για hitleri per shqiptaret

Levizja kombetare patriotike shqiptare”” thirje patriotave te jugut te bashkohemi.

 

 

Levizja kombetare patriotike shqiptare””  i ben thirje te gjithe patriotave te jugut te bashkoheni ne levizjen tone per te mbrojtur jugut nga ekstremistet greke keto dite levizja tone ndiqte  ngjarjet qe ndodhen ne bashkine finiq . Levizja tone esht kunder tabelave ne gjuhen greke ne jug kur ne cameri greqia te vere tabela ne gjuhen shqipe athere edhe neve do veme tabela ne greqisht .

 

BASHKOHUNI ME NE

Masakra e Korçës

Ja si u ekzekutuan Papa LLambo Ballamaçi, Sotir Ballamaçi, Vasil Tallabaku, Vangjel Balajana dhe Vasil Face, si u therën 8 gra dhe u plagosën 8 të tjera dhe si u vranë 60 burra të tjerë
Nga Vepror Hasani

KORÇË- Papa Llambro Ballamaçi kishte tre ditë që i priste t’i vinin, por ata nuk po dukeshin. Nëse do të vinin, vdekja e tij do të ishte e sigurtë. Bajonetat do t’i nguleshin pa asnjë mëshirë në çdo vend të trupit. Do ta masakronin mizorisht deri sa shpirti i tij të mos regëtinte më dhe prapë nuk do ta besonin që kishte dhënë shpirt. Edhe të vdekur do ta rivrisnin me frikën se mos ringjallej. Nëse nuk do të vinin, ai do të kishte mundësi të jetonte gjatë dhe do të shihte çfarë do të ndodhte me fatin e Korçës; në të kundërt sytë e tij do të mbeteshin hapur edhe pas vdekjes, me merakun çfarë do të bëhej me Korçën paskëtaj.
Të gjitha këto, Papa Llambro Ballamaçi i mendonte ato ditë kur në Korçë kishte nisur të kryhej një masakër e vërtetë. Nëpër rrugët e qytetit thereshin pa pikë mëshire gra dhe fëmijë. Më 20 mars, sipas kalendarit të vjetër, ose më 2 prill 1914, sipas kalendarit të ri, në Korçë kishte shpërthyer e ashtuquajtura “kryengritja e Vorioepirit”. Andartët grekë po i masakronin të gjithë ata që kishin dalë kundër tyre. Një nga këta ishte dhe Papa Llambro Ballamaçi. Për Ballamaçin nuk kishte asnjë dyshim, andartët do të vinin ta merrnin dhe që nga ajo ditë ai nuk do të kthehej dot më në shtëpinë e vet.

Ata erdhën!
Ata erdhën drejt shtëpisë së Papa Llambro Ballamaçit pas tri ditë luftimesh, më 23 mars, ose 5 prill me kalendarin e ri. Si e rrethuan shtëpinë e tij, dikush prej andartëve nisi të thërriste: “Papa Llambro, dil jashtë se të kërkojnë!” Ballamaçi ndenji një çast i menduar. Çfarë mund të bënte më shumë në ato çaste? Nuk i kishte mbetur asnjë rrugë tjetër. Duhej të dilte nga shtëpia e të shkonte drejt vdekjes. Ata nuk kishin ndërmend ta falnin dhe këtë gjë Papa Llambro Ballamaçi e dinte. Nuk ishte hera e parë që kishin tentuar ta vrisnin, por deri atëherë asnjëherë nuk kishin patur guxim. Kësaj radhe nuk i kishte mbetur asnjë mundësi shpëtimi. Qyteti kishte rënë në duart e andartëve dhe rrugët e Korçës po përgjakeshin. Mjaftonte një kundërshtim i vogël dhe të pritej koka.

Me Papa Llambron ata kishin hesape të vjetra, Tashmë ai duhej t’i shlyente të gjitha me jetën e tij. Në vitin 1883, Ballamaçi çeli në Korçë mësonjëtoren rumune që fëmijët e vllehëve të mësonin gjuhën e tyre, kurse fëmijëve shqiptarë, që shkonin në këtë shkollë, u mësonte fshehurazi gjuhën shqipe.Të gjitha këto ranë në vesh të kishës greke. Dhespoti i Korçës gati sa nuk u çmend. E kishte më të lehtë të vdiste nga dëshpërimi ose të vriste veten më ndonjë kanal ku kalonin ujërat e zeza se sa të dëgjonte t’i thoshin se gjuha shqipe po ringjallej. Bëri të pamundurën për ta kallëzuar te qeveria turke, me shpresën se kur sulltani të dëgjonte se ky njeri po u mësonte fëmijëve të Korçë gjuhën shqipen do të jepte urdhër që Papa Llambros t’i pritej koka, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu. Shkolla rumune ishte nën mbrojtjen e shtetit Rumun.

Në dëftesat që dilnin prej asaj shkolle shënohej: Korçë- Shqipëri. Kjo gjë e bënte dhespotin e Korçës të hynte në një dëshpërim edhe më të thellë. Çeljen e mësonjëtores rumune dhe Papa Llambro Ballamaçin nuk do t’i harronte dot kurrë. Ballamaçi po ia nxinte jetën.

Andartët
Andartët që rrethuan shtëpinë e Papa Llambro Ballamaçit vazhdonin të prisnin daljen e tij nga shtëpia. Nëse do të vonohej edhe pak, atëherë ata do të hynin brenda dhe ta nxirrnin që andej duke e tërhequr zvarrë. Zëri i andartit që thërriste, u dëgjua përsëri: “Papa Llambro, dil jashtë se të kërkojnë!” Në të gjitha rrugët e Korçës dëgjoheshin krisma armësh e ulërima grash. Diku, nëpër sokakë, priteshin koka njerëzish dhe digjeshin shtëpi. Bëhej luftë për jetë a vdekje. Nuk dihej sa ishte numri i të vrarëve. Trupat vetëdashëse, ose siç u quajtën ndryshe “trupa të xhandarmërisë”, që prej tre ditësh po luftonin kundër andartëve.

Daljen e Ballamaçit po e prisnin me padurim. Mitropolia e Korçës i kishte informuar andartët mbi gjithçka dinte për Papa Llambro Ballamaçin. Në vitin 1887, Pandeli Sotiri nga Selcka e Gjirokastrës, çeli mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë. Në atë shkollë shkuan shumë djem dhe vajza, por kisha greke bëri të pamundurën për frikësimin e prindërve që dëshironin t’u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. Kush i çonte fëmijët në shkollë do të shkishërohej e do të mbetej i mallkuar brez pas brezi. As në botën tjetër nuk do të kishte vend për ta. Dhe kasha greke mundi t’ia dilte mbanë. Fëmijët ortodoksë e braktisën shkollën shqipe. Mësonjëtorja rrezikonte të mbyllej.

Tashmë dhespoti i Korçës sa s’po vdiste prej gëzimit, por buzëqeshjen e tij e preu përsëri në mes Papa Llambro Ballamaçi. Ai mori gjysmën e nxënësve të shkollës rumune dhe i çoi te mësonjëtorja e parë shqipe. Ata do të qëndronin atje deri sa fëmijët e larguar nga frika, të riktheheshin. Tashmë i duhej të jepte llogari edhe për këtë. Papa Llambro po bëj gati të dilte. E dinte, nuk kishte për t’u kthyer më kurrë.

Në shtëpinë e Ballamaçit, netëve të vona, vinte Orhan bej Pojani, Mahmud bej Pojani, Thimi Marko etj. Mblidheshin rreth zjarrit dhe flisnin për gjuhën shqipe dhe pastaj ia mernin një kënge që u pëlqente shumë: “Gjer kur ky karkalec i huaj/, Gjer kur ky tiran, ky barbar/, Do të na shkelnjë në xverkut, as thuaj/, Gjer kur do të na kllasë të gjallë në varr…”. Orhan Pojani i cili dukej si një copë shkëmb që nuk mund të mallëngjehej nga asgjë, lotonte pa e ndaluar këngën.

Hakmarrja
Andartët që kishin rrethuar shtëpinë e Papa Llambro Ballamaçit kishin ardhur të hakmerreshin për gjithçka që Papa Llambroja kishte bërë kundër kishës greke. Gjithnjë kishin dashur ta vrisnin, por asnjëherë nuk kishin mundur. Vrasja e tij mund të sillte telashe të shumta dhe pakënaqësi te besimtarët vllehë. Kishin provuar vazhdimisht ta frikësonin, por pa ndonjë rezultat. E kërcënuan edhe me vdekje, por përsëri ai nuk hoqi dorë nga rruga e tij. Në vitin 1890 shkoi në Stamboll si delegat për krijimin në Turqi të një peshkopate rumune. Gjatë asaj kohe pati rastin të takohej edhe me Naim Frashërin, me Murat Toptanin dhe me patriotë të tjerë.

Papa Llambro Ballamaçi ndihmonte për përhapjen e gjuhësh shqipe. Nëpërmjet konsullatës rumune, ai sillte nga Bukureshti në Stamboll libra shqip dhe ia dorëzonte Naim Frashërit, që ai t’i niste për atje ku kishte më shumë nevojë. Një ditë, kur po trokiste te porta e Naimit, pa të vinte drejt kësaj shtëpie edhe Rifat Frashëri, ish-drejtorin e përgjithshëm të Shëndetësisë. U përshëndetën me njëri-tjetrin dhe hynë brenda të dy. Rifati nuk e njihte Ballamaçin dhe nisi të ndiqte me vëmendje çdo veprim të priftit. Vuri re se Naimi u gëzua kur e pa atë njeri dhe e priti me shumë mall. Dhe kur Ballamaçi ende nuk ishte ulur, Rifati kuptoi se prifti diçka kishte fshehur në mëngët e gjera të rasës. Çfarë do të nxirrte vallë që andej? Rifati priste të shihte çfarë do të ndodhte. Befas nga mëngët e gjera të priftit pa të dilnin një tufë librash në gjuhën shqipe. Naimi e dinte gjithnjë çfarë fshihej te ato mëngë.

Në Rumani
Më 1895, Ballamaçi shkoi në Rumani për të ndihmuar çështjen shqiptare. Qëndroi atje për tre vjet me radhë. Në Korçë u kthye në vitin 1898. Papa Llambroja po bëhej për kishën greke gjithnjë e më i frikshëm. Patriarkana e Stambollit i kërkoi sulltan Abdyl Hamitit ta syrgjynonte nga Korça për të mos u kthyer më kurrë në këtë qytet. Pas shumë përpjekjesh, Patriarkana ia arriti qëllimit. Urdhëri për syrgjynosjen e Ballamaçit mbërriti në Korçë në vitin 1900. Edhe mund ta kishin syrgjynosur diku larg më ndonjë cep të largët të botës, nëse mytesarifi i Korçës, Ali pashë Delvina, nuk do ta kishte mbajtur të fshehtë urdhërin për syrgjynosjen e Ballamaçit. Kohë më vonë, me porosi të Mehmet Delvinës dhe me dijeni të mytesarfit, Ali pashës, Ballmaçi bashkë me vëllanë e tij Spiron, shkuan në Stamboll, ku me ndihmën e patriotëve mundën ta mbyllnin çështjen e syrgjynosjes. Përsëri vazhdoi të bashkëpunonte për Shqipërinë dhe thyrjen e çdo tentativë të andartëve kundër shqiptarëve.

Ballamaçi del nga shtëpia
Unë po dal, – u tha Ballamaçi njerëzve të familjes, – por ju mos u shqetësoni, do të shkoj dhe do të kthehem përsëri, si gjithnjë, nuk është hera e parë që më ndodh kështu dhe ju e dini. Përpiqej të ishte sa më i qetë, edhe pse kësaj radhe ishte i sigurtë që nuk do të kthehej më i gjallë. Ju mos dilni nga shtëpia., – i porositi, dhe pas kësaj doli jashtë. Bëhej luftë në të katër anët e qytetit. Banorët e fshatrave përreth kishin marrë armët dhe po i vinin në ndihmë Korçës. Ishin gati të vdisnin të gjithë e të mos lejonin rrëmbimin e vendit të tyre nga andartët grekë.
Vetëdashësit, (trupat e xhandarmërisë), që prej tre ditësh kishin mundur ta ngushtonin rrethin e andartëve. Për bandat greke, të shtuquajtura “batalione të shenjta”, e nesërmja nuk do të ishte aspak më e mirë Fundi i tyre do të ishte i shpejtë. Qëllonjëtarët (snajperat) e trupave vetëdashëse, Kristo Pema, Qerim Butka, Koli Laluci, Zenel Plasa e të tjerë, së bashku me konsullin amerikan në Korçë, z. Spencer, majorët holandezë Rûller, Snellen e Vallenhofen, kapitenët holandezë Mallinkcroft, Durman dhe kapitenin e trupave vetëdashëse, Leopold de Ghilard, luftonin më këmbë. Megjithatë andartët, përpiqeshin të tregoheshin ngadhënjyes, të fortë e të pathyeshëm, zot të Korçës.

Që nga dita e parë e “kryengritjes”, me ndihmën e priftërinjve ata ngritën në ballkonin e Mitropolisë flamurin grek, si për të treguar se tashmë e tutje Korça nuk ishte gjë tjetër veçse një copë tokë greke. Komploti ishte organizuar nga dhespot Jakovi dhe Këshilli i Mitropolisë. Gjithsesi, për andartët, më e tmerrshmja ende nuk kishte ndodhur. Pritej që shumë shpejt të mbërrinin nga të gjitha anët çetat shqiptare. Ballamaçi ishte i bindur që Korça nuk do të dorëzohej kurrë edhe sikur gjaku të derdhej si lumë. Mbylli portën e shtëpisë dhe shkoi drejt andartëve. Ata kërkonin me çdo kusht vdekjen e tij

Damianos dhe Vardhas
Kështu i kishte ndodhur Papa Llambro Ballamaçit edhe në dhjetor të vitit 1912, kur grekët hynë për herë të parë në Korçë. Edhe atëherë, një grup kriminelësh, vizitën e parë e bënë në shtëpinë e tij. I kishte dërguar vetë komandani i ushtrisë greke Damianos dhe kapedani Çondas Vardhas. Kishin marrë urdhër t’i fusnin një plumb kokës dhe t’i lanin duartë një herë e mirë me të, por nuk mundën. Njerëzit e mëhallës u dolën përpara dhe u prenë rrugën gangsterëve të Greqisë. “Mos e prekni Papa Llambron!”- ishte kërkesa e tyre. Grupi gangsterëve nuk dëshironte të tërhiqej, por edhe zbatimi i urdhërit që kishin marrë nuk ishte i mundur. Mund të ndodhnin ngjarje të paparashikuara. U detyruan të tërhiqeshin. Banorët e lagjes “Barç”, vllehët e Korçës, i kërkuan komandantit Damianos të hiqte dorë nga Papa Llambro.

U ankuan edhe për andartët, por përgjigja e Damianos ishte: ”E dinë ata se ç’bëjnë!” Studiuesi Ilo Mitkë Qafëzesi e përshkruan kështu vijimin e kësaj ngjarjeje: “Në mbrëmje të asaj dite i vjen Papa Llambros një oficer i shtatmadhorisë greke, kapiteni Apostolidhis, për të bërë hetime mbi ngjarjet e ditës. Me këtë rast, kur Papa Llambroja e qortoi sjelljen e dobët të atyre, që me pahir përpiqen të ndryshojnë vetëdijat e pastra të tjetërkombësave, atëherë u ndez një duel bisedimi mes priftit dhe oficerit mbi çështjen e racës të popullsisë korçare.

Burrë me dituri oficeri grek, mirëpo me atë mendësi të kalbur që e kanë të gjithë bashkëkombasit e tij, kur ngatërrojnë kombësinë me fenë, ngulmonte duke thënë se popullsia e krishterë e Korçës është medoemos greke. Ishte mentaliteti helen i vjetër apo më shqip, avazi i moçëm i fyellit të tyre më një vrimë. “Pas kristianos orthodhoks ine elin”, (çdo i krishterë orthodhoks i botës është grek). Kot lodhi gojën i shkreti Papa Llambro për t’ia mbushur mendjen zotërisë Apostolidhis se në Korçë nuk kishte asnjë grek tjetër, përveç Thanas Fotografit, edhe se vëllehët janë përhapur këtej si në Shqipëri, si dhe në tërë Ballkanin Jugor që nga kohët e rrudhjeve të popujve të ndryshëm”.

Tentativë për vrasje
Kur kapedan Apostolidhit nuk i kishte mbetur gjë tjetër për të thënë, hapi derën dhe doli i fyer dhe dëshpëruar nga shtëpia e Papa Llambros. “Ky njeri do plumbin”,- kishte menduar, kapedani grek, madje nisi të thuhej se kishte filluar thurja e një një plani për vrasjen e tij. Ajo që përflitej, u përhap në të gjithë Korçën.

Ata që e donin vërtet Papa Llambron, vrapuan t’i jepnin ndihmë. Studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, në vijim të përshkrimit të kësaj ngjarje shkruan: “Pa shkuar shumë ditë, përhapet fjala se do të vrasin Papa Llambro Ballamçin. I pari nga miqtë e tij që i dha zë për rrezikun që flitej se do ta gjente, ishte tregtari i nderuar korçar Mitro Lamo (Skëndi), i cili iu afrua që ta merrte në shtëpi gjer të kapërcente rreziku, po Papa Llambroja nuk deshi, duke i thënë se ay nuk ka asnjë hasmë. Pas këtij, i vajti edhe zonja me zotin Kennedy, që ta marrin në shtëpi të tyre, po as këtyre nuk u vajti me arsyen se si prift nuk mund të lërë njerëzit dhe kishën e tij”. Megjithatë andartët sërish nuk guxuan të vinin në zbatim planin e vrasjes.

Më 1914, kur në Shqipëri erdhi mbreti Wilhelm Wid, ai u gëzua shumë, pati shpresë se Shqipëria do të bëhej. Ilo Mitkë Qafëzesi e vijon kështu më tej këtë përshkrim: “Papa Llambroja nisi me dërgatën korçare djalin e tij Nikuç Ballamaçin për t’i uruar mirëseradhjen së bashku me një darovë me vlerë nga ana e priftit: fytyrën e Gjergj Skënderbeut, e pikturuar në vaj prej t’et të Papa Llambros, Nastas Zograf Bullamaçi më dt 1876”. Tashmë ishte duke shkuar drejt andartëve që e prisnin te pragu i shtëpisë.

Fotografia e dhespot Fotit
Ballamaçi shkoi drejt tyre. Andartët mezi e kishin pritur atë çast. Banda kryesohej nga i ashtuquajturi “kapedan” Nikos Thrakas. Nisën ta kontrollonin nëpër xhepa. Ata nuk kishin qenë gjë tjetër veçse një tufë rrjepacakësh të ardhur nga Greqia. Vetëquheshin “kapedanë”. Kur në xhepat e Papa Llambros u gjet një çelës, ngazëllimi i tyre kaloi çdo cak. Kapedan Thrakas rrëmbeu çelsin dhe i shoqëruar nga disa andartë hynë në shtëpinë e Papa Llambros. Kontrolluan gjithçka, edhe sirtarin ku Ballamaçi mbante kursimet e veta dhe morën prej andej gjithçka gjetën. Në vend të të hollave i lanë fotografinë e dhespot Fotit, si për t’i treguar se nuk ishin një tufë vjedhësish të rëndomtë që përlyheshin për 5 qindarka, por sepse po hakmerreshin për vrasjen e dhespot Fotit më 1906.
Në të vërtetë mes dhespot Fotit dhe patriotëve të Korçës, armiqësia ishte thelluar prej kohësh. Foti dëshironte me çdo kusht përçarjen e shqiptarëve. Pikërisht në këtë kohë nga ana e tij u përgatit vrasja e Spiro Vani Kosturit. Patriotët shqiptarë u hakmorën duke vrarë dhespotin në fshatin Bradvicë të Korçës, teksa tentonte të merrte takim me andartët.

Vrasja e Papa Llambro Ballamaçit
Pastaj u kthyen përsëri te Papa Llambro Ballamaçi. U turën sipër tij dhe nisën ta qëllonin me bajonetat e armëve. Gjaku mbuloi gjithë trupin e Papa Llambros. Binte dhe ngrihej, vdiste dhe ngjallej. Po e çonin drejt bregut të Shëndëllisë. Gjithçka që po ndodhte, banorët e mëhallës po e shihnin me tmerr nga dritaret e shtëpive. Askush nuk guxoi ta ndihmonte. Ata ishin të gatshëm të vrisnin këdo edhe për një gjysmë fjale. Lotonin në heshtje dhe luteshin për Papa Llambron. Ai mundi të mbërrinte te bregu i Shëndëllisë, atje u këput dhe ra për të mos u kthyer më në shtëpinë e tij.

Po atë ditë andartët ekzekutuan edhe vëllanë e tij, Sotir Ballamaçin. Pas tyre ekzekutuan Vasil Tallabakun dhe Vangjel Balojanën. Pastaj shkuan të merrnin Vasil Facen, por ai, kur pa andartët që po vinin drejt shtëpisë së tij, vrau veten. I kishte parë nga dritaret e shtëpisë të gjitha torturat që hoqën bashkëqytetarët e tij. Ditën e pesë të luftimeve, e ashtuquajtura “Kryengritje e Vorioepirit” u thye. Kishin mbërritur çetat shqiptare. I pari mbërriti kapedan Kajua. Pas tij erdhën Agush Çaushi nga Starova e Pogradecit, Gani Butka, Zalo Prodani dhe Hysen Pirgu. Andartët të mbetur të rrethur, pa asnjë shpresë shpëtimi nisën të dilnin me duartë lart e duke kërkuar mëshirë. U dhimbsej jeta. Po atë ditë u ngrit dhe një komision nën drejtimin e prefektit Pandeli Vangjeli, nënprefektit Abdyl Ypi, majorit Snellen Van Vallenhofen dhe Kristo Floqi, të cilët do të gjykonin të gjithë ata që kishin vrarë njerëz të pafajshëm

Masakra
Deri atë çast askush nuk e dinte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, sa ishte numri i të vrarëve dhe të plagosurve. Vetëm pas përfundimit të luftimeve nisi të qartësohej gjithçka. Sipas gazetës “Koha”, e enjte, 17 prill 1914, nga shqiptarët kishin mbetur të vrarë 26 veta, mes tyre, Papa Llambro Ballamaçi, vëllai i tij Sotiri dhe 6 vllehë të tjerë. Të plagosurit ishin 17. Pranë qytetit të Korçës u gjetën edhe 30 të vrarë, banorë të fshatrave që kishin dalë në mbrojtje të Korçës. U gjetën dhe 8 gra të vrara dhe 8 të plagosura Tre prej tyre ishin therur, sepse njiheshin si gra me ndenja të theksuara kombëtare. Njëra prej tyre ishte vllahe. Këto ishin të dhënat e para, që raportonin gazetat e kohës, por numri i të vrarëve mud të ketë qenë edhe me i madh se kaq. Por edhe pse ka ndodhur kështu, ju nuk e kishit dëgjuar ndonjëherë këtë ngjarje?

Korce Vepror Hasani
5 Shkurt 2015 ·
FOTO – KORCA HISTORI.

Levizja kombetare patriotike shqiptare”” deklarate per shtyp. flamuri racist qe valvitet ne jug te shqiperise.

Levizja kombetare patriotike shqiptare reagon edhe kerkon nga policia shqiptare largimin e menjehershem te flamurit racist  grek qe kerkon aneksimin e jugut te shqiperise.

Foto nga buliarati nga vendi qe u vra ekstremisti grek kacifa  flamuri i aneksimit te jugut.

FOTO

NA GJENI EDHE NE FACEBOOK BENI LIKE KETU https://www.facebook.com/patriotshqiptarkrenar/

kacifa

Nuk pranonte pension nga Athina’ Greqia shpall të padëshiruar pronarin e TV në Gjirokastër (EMRI-DOKUMENTI)

Zyra qendrore e Unionit te Gazetareve Shqiptare njoftohet se autoritetet greke në pikën kufitare të Kakaviës, përmes një dokumentacioni zyrtar kanë shpallur si të padëshirueshëm për në territorin e Republikës së Greqisë pronarin dhe drejtuesin e RTV Alpo në Gjirokastër, zotin Aristotel Petro.

Në shkresën formale që zotit Petro i është paraqitur, nuk jepen shpjegime për arsyen e këtij vendimi. Nuk ka asnjë shpjegim për motivet që justifikojnë një vendim të tillë refuzues nga shteti fqinj. Duhet te kujtojme qe Aristoteli ka qene pjesmarres ne protesta te shumta qytetare e patriotike apo edhe pjese e organizimeve te tyre. Tv i tij prej kohesh ka qene ne sherbim te qytetareve shqiptar dhe ne promovimin e turizmit te Gjirokastres apo dhe te Shqiperise. Duket qarte se nese shfaq dashuri per vendin tend dhe nuk ju bindesh kushteve te Athines, atehere shpallesh i padeshiruar dhe me rrezikshmeri te larte.

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Tirane me 6.02.2019

Zyra qendrore e UGSH-se njoftohet se autoritetet greke ne piken kufitare te Kakavies, permes nje dokumentacioni zyrtar kane shpallur si te padeshirueshem per ne territorin e Republikes se Greqise pronarin dhe drejtuesin e RTV Alpo ne Gjirokaster, zotin Aristotel Petro.
Ne shkresen formale qe zotit Petro i eshte paraqitur, nuk jepen shpjegime per arsyen e ketij vendimi. Nuk ka asnje shpjegim per motivet qe justifikojne nje vendim te tille refuzues nga shteti fqinj.
Pas njoftimit te sotem, zyra qendrore dhe drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare po interesohen per arsyen konkrete te ketij vendimi, i cili ka te beje me nje nder mediat private me te rendesishme te rajonit jugor te vendit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin se nje vendim i tille perben nje akt te rralle privimi per levizje te lire, te nje perfaqesuesi te medias ne rajonin kufitar mes Shqiperise dhe Greqise dhe fatkeqesisht, shton numrin e gazetareve shqiptare qe shpallen te padeshirueshem nga autoritetet zyrtare greke.
UGSH shqetesimin e vet per kete problem serioz e ngriti edhe ne konferencen nderkombetare te SEMO-s, organizuar ne Tirane ne fundvitin 2018, ku u kerkua reagim nga te gjitha organizatat e gazetareve ne rajon dhe prej atyre nderkombetare.
UGSH u kerkon autoriteteve shqiptare te interesohen per rastin e fundit si dhe te sqarojne rrethanat e metejshme per vendime te tilla me heret, si per rastin e gazetarit te njohur Marin Mema apo te kryetarit te Unionit te Gazetareve te Qarkut Vlore, Henrik Mehmeti.
Ne ditet ne vijim, UGSH do te kete disa reagime dhe protesta, pasi e konsideron nje vendim te tille te perseritur ndaj gazetareve shqiptare, si privim nga te drejtat themelore si dhe cenim te klimes se fqinjesise dhe lirise se shprehjes ne rajonin tone.

Zyra e shtypit  https://www.facebook.com/patriotshqiptarkrenar/ na beni like
Unioni i Gazetareve Shqiptare/@levizjakombetarepatriotikeshqiptare 

Levizja kombetare patriotike shqiptare”” deklarate per shtyp. JEMI KUNDRA GJENDRAVE PER EMIGRANTE TE HUAJ NE SHQIPERI.

Levizja kombetare patriotike shqiptare”” deklarate per shtyp.

levizja jon esht kundra ketij prekligji edhe i kerkon ilir metes mos e prano 500 mije shqiptare iken nga shqiperia
500mije arabe syriane afrikane do vijne ne shqiperi jemi kunder kerkojme qe edi rama te beje nje prektligj per ata 500 mije ose 2miljon shqiptare qe kan ikur nga shqiperia .

 

LAJMIN E MOREM KETU>>>>>>>>>>>>https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Freal-news.tv%2Fshqiperia-do-te-prese-emigrantet-e-huaj-ne-rast-te-nje-dyndje-ne-evrope%2F%3Ffbclid%3DIwAR3Y8ri5S6SdWF6XOxj1vlVFkygiPRCy5TUZhQou_Dv-WomXlgh9k-4FSxA&h=AT391_p4bcqVMkKTeJUPRqyLD39zGiVDI9U5bld4SYnWak7Lklvk6i88VlTkcRMhqPvtJOujsICfk21Su3kOVhdXm3OSn7-vrR3qMykAnjLRLsFCflti6VF43RZDFp6IzAOy9rpVhlLLoj6W2jxSvqO77J_esYMEBXDRm30uXbbIRwz7w-4q6ex7-QTIjIxkSy2GisYlkwhOI8PPSdPThzsPQcG19yAqE3_opVKH5scfR6evgUM5px5yeTu3BV0ljUylVECdCBrgZPrWViz7kz1ZD8aefuwtL8HmWTLXcXe9J11F-Q1cTRH_mt_YlPFaXDEFQAPBAdeJsLfyP211rbIyPg8Kh-1dJer9_B8gEj2Kq3g5Fk9r6pX_SyCqnUn4DezylDKL_0nsfHF9yxMZQDDdnZP_HXr2RxObLOlhaTmjUhmKxKnDz9HDbvgH1cuIZbSwVcYrLHKfBLqUn6Fh_YUkOExWkb3zrM8yCXEC-bupoWhQK1y6EF6qviEsinYHYtvXY3kO-VKX4_uYdHhWaV8YTepS0mdFwuhF7PJYDw5WmECnReIyCF1zH8EsOVW3LTf0mjAIIClvTjvudFGCWF5n6Z2ak2iuXBqNxnTOzPh1u2E7ZQ1IOdxC83hM_Axk35fih0bIRT2ICrVSoNrs2jJS  levizja

Levizja kombetare patriotike shqiptare DEKLARATE PER SHTYP PER KUSHTET E VESHTIRA EDHE DISA FSHATRA TE BLLOKUAR NGA MOTI KEQ ME DEBORE.

Levizja kombetare patriotike shqiptare  reagon edhe  bene thirrje bashkise gjirokaster kukes korce  të marrë masa dhe t’i gjendet pranë komunitetit në këto ditë të vështira me debore.

 

Levizja kombetare patriotike shqiptare i ben thirje bashkise kukes   shishtaveci edhe zapodi jan te bllokuara nga debora kerkojme qe sa me shpejt te reagoje bashkia  per te hapur ruget ne shishtavec edhe zapod.

shishtaveci i bllokuar i derguar nga nje fans i faqes tone

Levizja kombetare patriotike shqiptare”” 

 

 

shishtavec

 

 

Levizja kombetare patriotike shqiptare””